Gazeta “Bota sot”, gjatë ditës ka raportuar se presidenti Thaçi në vitin 2018 kishte dekretuar Radomir Lebanin, si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse i njëjti është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.
Radomir Leban votoi dje pro dekretit të presidentit Thaçi, gjë që i hap rrugë formimit të qeverisë Hoti.
E lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Driton Tali.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, duke ironizuar ka shkruar se, “Hashimestan. S’dinë njeri me kesh a me kajtë?”.
Kujtojmë se Radomir Leban, ishte arrestuar nga autoritetet serbe në vitin 2006.
Ai ishte dënuar në vitin 2011 nga Gjykata Speciale për Krim të Organizuar në Beograd, me 6 vjet burgim si pjesë e “Mafisë doganore”, pasi ishte konfirmuar se kishin kontrabanduar mallra.