Radomir Leban ndiqet nga Interpoli për krime të organizuara, reagon këshilltari i Albin Kurtit: Hashimestan, s’dinë njeri me kesh a me qajtë

Aktuale

Radomir Leban ndiqet nga Interpoli për krime të organizuara, reagon këshilltari i Albin Kurtit: Hashimestan, s’dinë njeri me kesh a me qajtë

Nga: N. H Më: 29 maj 2020 Në ora: 22:59
Albin Kurti dhe Driton Tali

Gazeta “Bota sot”, gjatë ditës ka raportuar se presidenti Thaçi në vitin 2018 kishte dekretuar Radomir Lebanin, si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse i njëjti është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.

Radomir Leban votoi dje pro dekretit të presidentit Thaçi, gjë që i hap rrugë formimit të qeverisë Hoti.

E lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Driton Tali.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, duke ironizuar ka shkruar se, “Hashimestan. S’dinë njeri me kesh a me kajtë?”.

Kujtojmë se Radomir Leban, ishte arrestuar nga autoritetet serbe në vitin 2006.

Ai ishte dënuar në vitin 2011 nga Gjykata Speciale për Krim të Organizuar në Beograd, me 6 vjet burgim si pjesë e “Mafisë doganore”, pasi ishte konfirmuar se kishin kontrabanduar mallra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat