Besian Mustafa: Bujqit do të përfshihen në pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Aktuale

Besian Mustafa: Bujqit do të përfshihen në pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Më: 29 maj 2020 Në ora: 23:09
Besian Mustafa

Kushtet atmosferike jo të përshtatshme, me rrebeshe shiu shkaktuan dëme të mëdha në bujqësi.

Por për të rikuperuar këto dëme, Ministri në Detyrë i Bujqësisë Besian Mustafa, premton mbështetje për fermerët.

Mustafa ka treguar se do të shpërndajnë fondin mbi 3 miliardë euro për emergjenca, në kompenzimin e dëmeve që janë shkaktuar.

“Ravën e kaluar kemi pasur një 48orësh qe ka berë demin me te madh ne bujqësi. Bujqësia është një fabrike pa kulm, e cila është ne meshiren e natyrës. Po presim qe brenda 15 dite te kemi raporte te detajuara se sa është demi financiare dhe pastaj do te te shohim mundesinë qe kemi . E kemi një fond mbi 3 miliard euro dhe nëse kalohet kjo shume do te kërkojmë ndihmë prej qeverise. Fillimisht do te shohim shumen finale qe del dhe nëse nuk mjaftojmë do te kërkojmë ndihmën e qeverise qe te ndajmë mjete shtese për kompensimet e këtyre dëmeve. Një nga efektet me negative qe ka pasur pandemia tek bujqit, ka qene mungesa e shitjes ne tregje te gjelberta dhe hotelet, restorantet e kafenete ku pjesa e dermuese e produkteve shiten. Në mungese te këtyre ata e patën te pa mundur te shesin produktet e tyre. Natyrisht qe edhe na pakon e rimëkëmbjes ekonomike do te përfshihen edhe bujqit. Gjithsesi do të ndihmohen fermerët. Përkrahje për bujqit do te vazhdojmë te kemi tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat