Abazi: Isa Mustafa është kontribuues i kapjes së shtetit - Bota Sot
Abazi: Isa Mustafa është kontribuues i kapjes së shtetit

Aktuale

Abazi: Isa Mustafa është kontribuues i kapjes së shtetit

Më: 29 maj 2020 Në ora: 23:53
Haki Abazi dhe Isa Mustafa

Zëvendëskryeminisri në detyrë Haki Abazi thotë se i pari i LDK’së duke bërë marrëveshje të fshehta me presidentin Hashim Thaçi po kontribuon në kapjen e shtetit.

“Ngutia për ta rrëzxuar Kurtin në mes të pandemisë s’ka pasur të bëjë me mospajtimet por për realizimin e planit me Thaçin”, thotë Abazi.

“Qytetarët kanë votuar për një qeveri të udhëhequr nga Vetëvendosje, nuk kanë votuar për një qeveri të udhëhequr nga LDK’ja”, shton ai.

Sipas Abazit, edhe anëtarë dhe deputetë të LDK’së e kanë kuptuar planin e Mustafës për ta fuqizuar Thaçin në skenën politike.

“Mustafa është kontribuues i kapjes së shtetit. Ne kemi shpresuar që në një moment Mustrafa do të kthehet për të ndihmuar në shkapjen e shtetit….”, tha Abazi.

“Mustafa mund të tentojë të shes mjegull por njerëzit e kanë parë. Edhe njerëzit e LDK’së e kanë parë, edhe deputetët e LDK’së e kanë parë se është tentim për të bërë Thaçin protagonist politik ose me ja dhënë edhe një mandat tjetër si president”, tha Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat