Reagon ashpër analisti nga Amerika: Kushtetuta e Kosovës është ‘banane’ me plotë vrima – ja çfarë thotë për protestat e paralajmëruara

Aktuale

Reagon ashpër analisti nga Amerika: Kushtetuta e Kosovës është ‘banane’ me plotë vrima – ja çfarë thotë për protestat e paralajmëruara

Nga: N. H Më: 30 maj 2020 Në ora: 11:25
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Analisti i njohur nga Shtetet e Bashkuara, Bleron Baraliu, i cili merret me zhvillimet politike në vend, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është ‘banana’ kushtetutë plotë vrima e paradokse, dhe vrimën të cilën Kushtetuesja e ka mbyllur jo drejtë në këtë rast .

Sipas tij, mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti, e quan si antikombëtar.

Me tej, ai flet edhe për protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje, për të cilat thotë se thirrja për protesta janë krejt të kota, kur e dimë që në maksimum mund të sjellin dhunë, por kurrsesi ndryshim.

Ja shkrimi i tij:

Image
Bleron Baraliu

Reflektim per kundershtuesit mbi 82.2 : nese me 'mocion' (qe nenkupton 61 vota) e dergon vendin automatikisht ne zgjedhje (shperndan Kuvendin), atehere pse ka nevoje per nenin jondikues qe kerkon 2/3 (80 deputete) per te shperndare Kuvendin, kur me 61 vota lehte e arrine kete permes mocionit?!

Kushtetuta e Ks eshte banana kushtetute plote vrima e paradokse, dhe vrimen te cilen GjK e ka mbyllur jo drejte ne kete rast eshte kur ka barazuar 'mocionin' me 'doreheqje vullnetare te KM' - qe nuk ekziston ne Kushtetute si e definuar/shkruar - por ne rrafsh praktik afatgjate eshte mire qe GjK ka krijuar standarde te reja dhe 'mocionin konstruktiv' si koncept kushtetues, sepse kjo do ti jap fund ngerrceve denigruese.

P.s. Nuk eshte me rendesi kush qeverise per 2-3 vjet maks pas mocionit antikombtar per rrezim te qeverise, sa eshte me rendesi te kemi norma demokratike te qartesuara ex ante kur dalim ne zgjedhje. Nuk ka asgje jodemokratike nese 61 deputete qe nuk kane fituar si te bashkuar ne zgjedhje te behen bashke per te formuar qeveri, pasi 'i pari' nuk ia del te grumbulloj votat. Ky eshte parim i 2014es, asgje ska ndryshuar, dhe krejt eshte ne rregull.

Cka nuk eshte ne rregull, thirrja per protesta krejt te kota, kur e dijme qe ne maksimum mund te sjellin dhune por kurrsesi ndryshim. Ndryshimi duhet te vije permes votes - me siguri ne Pranveren e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat