Çfarë po e pret Kosovën pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese? Vjen paralajmërimi i fundit

Aktuale

Çfarë po e pret Kosovën pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese? Vjen paralajmërimi i fundit

Nga: M.H Më: 30 maj 2020 Në ora: 16:12
Ilustrim

Analisti politik, Blerim Vela, përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese i cili shpreh që ky aktgjykim do të rezultoj me shtim të korrupsionit politik, transmeton “Bota sot”.

Më tej, Vela thotë që një gjë e mirë do të jetë që do të imponoj partive politike që Kuvendi I Kosovës të mos mund të shpërndahet Brenda 4viteve dhe se opozita nuk do të mund të detyorj shpërndarjen e Kuvendit përmes mocionit të mosbesimit të qeverisë.

Vela gjithashtu tregoi që qeveria e PAN (2017-2020) nuk kishte shumicë mbi 60 deputetë gjatë shumicës së mandatit (për shkak të bojkotit të Listës Serbe), sikurse edhe opozita e cila kishte vetëm 57-58 deputetë. Në këtë situatë, është tejet e vështirë që të përcaktohet se a ekziston shumicë e re qeverisëse përtej PAN.

Postimi i plotë

Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese pashmangshem do te rezultoj ne shtim te korrupsionit politik

Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese tenton t'i imponoj partive politike qe Kuvendi i Kosoves te mos mund te shperndahet lehtesisht brenda 4 viteve te mandatit te seciles perberje te tij. Kjo ne parim do te ishte gje e mire, sikurse garanca per kohezgjatjen e legjislatures do te kufizonte njekohesisht mundesite per korrupsion politik. Ne Britanine e Madhe eshte ne fuqi ligji i vitit 2011 per "Mandatin e percaktuar te Parlamentit (Fixed-term Parliament's Act) qe pamundeson shperndarjen e Kuvendit para 5 viteve nese nuk ekziston shumica prej 2/3 te gjithe deputeteve qe e mbeshtete ate. Megjithate, atje ekzistojne mekanizma te qarte te llogaridhenies per secilin deputete individual qe mund te coj ne "shkarkimin" e tyre te parakohshem nga votuesit e zones se tij zgjedhore.

Tani, me aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese, opozita ne Kuvendin e Kosoves nuk do te mund te detyroj shperndarjen e Kuvendit permes mocionit te mosbesimit te qeverise. Opozites tani i nevojitet sigurimi i mbeshtetjes se 2/3 te deputeteve. Paradoksalisht, kjo i ofron mundesi partive dhe deputeteve individual qe te tregtojne me voten e tyre per te shmangur shperndarjen e Kuvendit. Per rrjedhoje, me zbatimin e ketij aktgjykimi zgjerohet hapesira per korrupsion politik te formes se: emerimit Ambasadore, dhenies se tendereve dhe licencave per pune publike, apo mjete financiare. Pra, deputetet individual do te jene caqe te korrupsionit politik e financiar ne kembim te votes se tyre ne Kuvend qe do te mund te jete teresisht ne kundershti me pritjet e votuesve te tyre.

Sa per ilustrim, qeveria e PAN (2017-2020) nuk kishte shumice mbi 60 deputete gjate shumices se mandatit (per shkak te bojkotit te Listes Serbe), sikurse edhe opozita e cila kishte vetem 57-58 deputete. Ne kete situate, eshte tejet e veshtire qe te percaktohet se a ekziston shumice e re qeverisese pertej PAN, porse nje President qe ka nen kontroll institucionet, sipas aktgjykimit te ri, do te mund te inxhinieronte shumicen permes korrupsionit politik. Ky diskrecion i Presidentit per te thene qe ekziston shumice parlamentare e krijuar prej tij eshte stekeqje e parimeve demokratike dhe gares politike mes partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat