Këta pritet të jenë ministrat nga LDK në Qeverinë Hoti

Aktuale

Këta pritet të jenë ministrat nga LDK në Qeverinë Hoti

Më: 30 maj 2020 Në ora: 23:21
LDK

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër, pritet që partia e drejtuar nga Isa Mustafa t’i zyrtarizoj edhe emrat e ministrave.

Media merr vesh që nesër ose pasnesër do të vendoset për emrat e ministrave të kabinetit qeveritar Hoti.

“Me gjasë nesër, ose më së largu të hënën pradite do të vendoset për emrat e ministrave”, tha një zyrtar nga LDK në kushte anonimiteti.

Zëvendëskryeministër i parë:

Hykmete Bajrami

Këta pritet të jenë emrat e ministrave:

– Vlora Dumoshi, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

-Agim Veliu, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,

– Lumir Abdixhiku, Ministrinë e Financave dhe Transfereve,

– Arban Abrashi, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit,

– Armend Zemaj, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

– Besian Mustafa, ministrinë e Integrimeve Evropiane

Nga AAK është do të jenë këta emra të ministrave:

– Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër

– Selim Selimi, Ministria e Dejtësisë

– Meliza Haradinaj, Ministria e Jashtme

– Ramë Lika, Ministria e Arsimit

– Blerim Kuçi, Ministria e Ekonomisë

Nisma do ta ketë një zëvendëskryeministër dhe dy ministri, aq sa do t’i ketë edhe Lista Serbe.

Ndërsa, mediat kanë raportuar se seanca do të mbahet të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat