Forumi Rinor i LDK-së reagon ndaj një peticioni ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa

Aktuale

Forumi Rinor i LDK-së reagon ndaj një peticioni ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa

Nga: A.SH Më: 31 maj 2020 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Në rrjete sociale po qarkullon një peticion kinëse në emër të rinisë së Lidhjes Demokratike për shkarkimin e kryetarit të LDK’së, Akademik Isa Mustafa.

Për këtë ka reaguar kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Fidan Reakliu, duke thënë se , si LDK distancohemi nga ky peticion dashakeq që synon të shkaktojë perçarje dhe konfuzion.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq, anetarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosoves,

Në portale të ndryshme po qarkullon një peticion kinëse në emër të rinisë së Lidhjes Demokratike për shkarkimin e kryetarit të LDK’së, Akademik Isa Mustafa.

Si Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK’së dhe në emër të kësaj strukture, distancohemi nga ky peticion dashakeq që synon të shkaktojë perçarje dhe konfuzion.

Lidershipi i guximshem dhe vizionar i Kryetarit Mustafa, në një skenë shumë të egër politike dhe dashakeqe ndaj LDK-së dhe vendit, ka ruajtur qenësinë e LDK’se gjithë këto vite.

Nga komunikimi im i rregullt me strukturat e FR/LDK më është konfirmuar qendrimi që të rinjtë e LDK’së mbështesin lidershipin e kryetarit Mustafa dhe kryesisë në këto kohë sfiduese.

Jemi të bindur që qeverisja e re, e udhëhequr nga Prof. Dr Avdullah Hoti do të dëshmojë rëndësinë e vendimeve të ndërmarra për të shpëtuar aleancat strategjike, rikthimin e plotë të demokracisë në vend dhe rimekëmbjen e ekonomisë nga pasojat e shkaktuara nga Pandemia Covid-19.

LDK, edhe këtë herë, si gjithmonë mbetet unike dhe qëndron fort në mbrojtje të vlerave tona themeltare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat