Pacolli kërkon zgjedhje: Jo marrëveshje të fshehta të klubit të stëvjetëruar politik

Aktuale

Pacolli kërkon zgjedhje: Jo marrëveshje të fshehta të klubit të stëvjetëruar politik

Nga: A.M. Më: 31 maj 2020 Në ora: 12:41
Ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kërkuar nga qytetarët që të nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se Aleanca e Hajnave po tallet me vullnetin e qytetarëve.

Si dhe ka thënë se duhen zgjedhje të reja për qeveri që buron nga kutia e votimit jo nga marrëveshjet e fshehta të klubit të stëvjetëruar politik.

Postimi i plotë:

Aleanca e Hajnave po tallet me vullnetin e qytetarëve.

LDK ka shkelur premtimet që ka dhënë në fushatë prandaj nuk ka legjitimitet të qeverisë.

Duhen zgjedhje të reja për qeveri që buron nga kutia e votimit jo nga marrëveshjet e fshehta të klubit të stëvjetëruar politik.

Nënshkruaje peticionin për zgjedhje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat