Havolli flet rreth deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik: 80% prej tyre janë deklaruar

Aktuale

Havolli flet rreth deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik: 80% prej tyre janë deklaruar

Nga: H.O. Më: 31 maj 2020 Në ora: 20:16
Ilustrim

Gazeta “Bota sot” ka realizuar një intervistë me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli. Drejtori i AKK-së, ka folur rreth deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, duke treguar edhe arsyet e shtyerjes së këtij procesi.

“Procesi i deklarimit të pasurisë ka nisur më 01 mars 2020, ndërsa afati paraparë sipas ligjit ka qenëqë procesi i deklarimit të pasurisë të përfundojë me 31 mars 2020, por, me  qëllim të zbatimit të vendit  Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen  e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19 dhe rekomandimet e  dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për të ju shmangur kontakteve të drejtpërdrejta,  AKK ka shtyrë afatin për një kohë të pacaktuar. Me këtë rast me datë 16 mars 2020, AKK i ka njoftuar tëgjitha  institucionet publike dhe i ka njoftuar për shtyrjen e afatit të deklarimit të pasurisë brenda mundësive të tyre teknike, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në mënyrë elektronike”, tregon Havolli.

Ai thotë më tutje, se deri më tani 80% e zyrtarëve publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre.

“Deri tani deklarimin e pasurisë e kanë bërë 80% e zyrtarëve publik, ndërsa,  për vitin 2020 janë të obliguar gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit. Në konsultim me institucionet kompetente  e AKK do t’i ndërmarre veprimet e mëtutjeshme për deklarimin e pasurisë dhe do t’i njoftojë me kohë institucionet publike”, thotë Havolli.

Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në uebfaqen tonë./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat