Vuçiq: Pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së

Aktuale

Vuçiq: Pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së

Nga: F. B. Më: 1 qershor 2020 Në ora: 09:47
Aleksandër Vuçiq

 "Duhet të pranojmë se ne jemi mundur në vitin 1999 pa përmendur ata që na sulmuan” ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq duke shtuar se në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare me vendimin për Kosovën na vuri në situatë të rëndë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Ia dolëm të mbajmë Serbinë si vend për respekt dhe që përmbush obligimet ndërkombëtare” dhe të mbrojmë interesat  kombëtare“ ka thënë ai duke nënvizuar se “Ne mendojmë se ajo është Serbi e ata se Kosova është e pavarur”.

Vuçiq potencoi se"Nëse më pyesni a jam optimist për gjetjen e një kompromisi” – nuk jam”, por “Nuk ka dyshim se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Serbia nuk do të bëhet pjesë e BE-së dhe porosia është e qartë.

Ndarja e fuqisë ekonomike në Evropë e ka vënë Serbinë në situatë akoma më të vështirë në lidhje me Kosovën :"Është e qartë se ka konflikt të madhe ndër fuqitë perëndimore rreth situatës në Prishtinë, do të shohim çfarë do ndodhë ne qeverinë e tyre dhe ne jemi gati për bisedime” tha Vuçiq.

Sipas tij Gjermania ka dal akoma më e fuqishme nga pandemia, në lidhje me Kosovën nuk sheh mënyrë të arritjes së marrëveshjes por mund dhe duhet të zgjidhen problemet mes shqiptarëve edhe serbëve.

"Nëse pyesni cila është zgjidhja, po dëgjoj se nuk ka ndryshim të kufijve, ata presin që dikush në Serbi të thotë se ajo nuk është Serbi, të heqim dorë për të na rrahur krahët” tha ai

Lidhur me hapjen e kufijve dhe problemet me Malin e Zi ai përmendi bashkëpunimin në lidhje me pandeminë, bazuar në rezultatet e fundit ne nuk kemi shumë raste dhe mund të shpallim fitore ndaj pandemisë tha Vuçiq.

“Mali i Zi ka hap kufirin për qytetarët t Kosovës sepse e kanë njohur si shtet, ndërsa na kemi dërguar në Kosovë teste për virusin Corona” tha Vuçiq duke vlerësuar se “mbyllja e kufijve nga shkaqet politike është e papranueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat