Nënkryetari i VV-së nervozohet me LDK-në, PDK-në dhe Thaçin: Vafshi në djall me gjithë Serbinë

Aktuale

Nënkryetari i VV-së nervozohet me LDK-në, PDK-në dhe Thaçin: Vafshi në djall me gjithë Serbinë

Nga: D.RR Më: 1 qershor 2020 Në ora: 12:04
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Pas kundërshtimit që iu bë reciprocitetit nga PDK-ja, LDK-ja dhe presidenti Thaçi, ka reaguar nënkryetari i VV-së, Ajet Potera, i cili thotë “Vafshi në djall të gjithë me gjithë Serbinë dhe dialogun me të. Në djall të gjithë ju me gjithë këto tolerime ndaj tyre”.

Ai ka paralajmëruar qeverinë Hoti se nuk do të lejojnë të bëjnë çfarëdo marrëveshje me Serbinë.

“Ku doni me dërgu popullin, ne jemi ende gjallë nuk kemi vdekur të gjithë. Krejt matematikat kemi me ua prishë”, ka shkruar ndër tjera Potera.

Postimi i plotë:

Vafshi në djall të gjithë me gjithë Serbinë dhe dialogun me të. Në djall të gjithë ju me gjithë këto tolerime ndaj tyre. Thuajse ne e kemi sulmuar dhe bërë masakra në serbi e jo e kundërta.
Nuk lejojmë të bëni çfardo marrveshje. Këtë gjë e keni llogaritur gabim, kushdo që e ka llogaritur. Ku doni me dërgu popullin, ne jemi ende gjallë nuk kemi vdekur të gjithë. Krejt matematikat kemi me ua prishë. Nuk ka pajtim dhe rehati me serbinë derisa nuk fitojmë atë që na takon si popull Shqiptar. Nuk kemi vuajtur dhe sakrifikuar me dekada për tu pajtuar me serbinë. Kësi pajtimi për ndarjen e Kosovës, kemi mundur ta bëjmë pa pasur nevojë të luftojmë edhe pa asnjë ndihmë nga ju, shumë kohë më parë.
Kurrë nuk do të ketë rahati me Serbinë. Ata që duan të pajtohen me ta, askush nuk ju ndalon shkoni jetoni me ta në serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat