Ganimete Musliu kritikon vendimet e Qeverisë Kurti për lehtësimin e masave

Aktuale

Ganimete Musliu kritikon vendimet e Qeverisë Kurti për lehtësimin e masave

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 14:19
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kritikuar qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti dhe vendimet që janë marrë dje në mbledhje të ekzekutivit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu thotë se vendimet e djeshme të qeverisë janë marrë veç sa për të thënë.

Sipas saj, realiteti është krejt ndryshe nga ajo se çka është vendosur dje në qeveri.

Ajo ka përmendur kryetarët e komunave që kanë kundërshtuar hapjen e çerdheve, e ka thënë se ka një javë që janë duke punuar normalisht kafiteritë.

"Tri vendime te se dieles, vendime veq sa per te thene...

Te dielen: QEVERIA E SHKARKUAR:

1. Me 1 qeshor hapen çerdhet.

2.Me 1 qershor kthehen te gjithe punetoret ne pune.

3. Me 1 qershor hapen kafiterite.

Te henen: REALITETI:

1. Kryetaret e komunave njezeri kundershtuan hapjen e çerdheve, çerdhet nuk u hapen.

2. Te gjithe puntoret nuk mund te shkojne ne pune sepse nuk kane mundur te hapen çerdhet dhe kjo ua pamundeson sepse njeri prind duhet te kujdeset per femijet.

3. Kafiterite ka jave qe jane hapur ne gjithe Kosoven."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat