Seanca për votimin e Qeverisë Hoti, LDK e dorëzon kërkesën në Kuvend

Aktuale

Seanca për votimin e Qeverisë Hoti, LDK e dorëzon kërkesën në Kuvend

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 15:26
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dorëzojë në Kuvend sot kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi ka thënë për T7 se në ora 15:30 do të dorëzojnë në kryesi kërkesën për seancë.

Pas saj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të deklarohen para mediave.

LDK kishte bërë të ditur se kërkesën për seancë ku do të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin do ta dorëzojnë sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat