Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e LDK-së

Aktuale

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e LDK-së

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:58
Isa Mustafa

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër paradite për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re.

Media mëson se mbledhja e kryesisë do të mbahet në ora 10:00.

Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, i cili tha se kanë siguruar votat për miratimin e qeverisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat