Florian Dushi: Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e konsiderojmë si fitore e demokracisë

Aktuale

Florian Dushi: Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e konsiderojmë si fitore e demokracisë

Nga: N. H Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:06
Florian Dushi

Zyrtari i LDK-së, Florian Dushi, i cili ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, ka bërë një koment rreth vendimit të fundit të Kushtetueses.

Dushi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e konsiderojnë, jo si ndonjë fitore individuale apo partiake, por si fitore e demokracisë dhe e kushtetutshmërisë.

“Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e konsiderojmë, jo si ndonjë fitore individuale apo partiake, e jona apo e kujtdo qoftë në këtë fazë, por si fitore e demokracisë dhe e kushtetutshmërisë në vendin tone”, shkruan Florian Dushi në Facebook.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktvendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij aktvendimi, dekreti i presidentit Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër, ka qenë në përputhje me Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat