Xhelal Sveçla tha se Milazim Krasniqi qëndron prapa organizimit të faljes në shesh, ky është veprimi i fundit nga profesori universitar

Aktuale

Xhelal Sveçla tha se Milazim Krasniqi qëndron prapa organizimit të faljes në shesh, ky është veprimi i fundit nga profesori universitar

Nga: N. H Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:28
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka paditur për shpifje zëvendësministrin e Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçlën.

Profesori tregon se këtë e ka bërë gjatë paradites, përcjell “Bota sot”.

Me tej Krasniqi shprehet se shteti ligjor dhe drejtësia duhet të vlejnë për të gjithë.

“Sot paraqita padinë për shpifje ndaj zëvendësministrit të punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sveçlës. Shteti ligjor dhe drejtësia duhet të vlejnë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se kjo padi vije pasi pak ditë më parë u akuzua Krasniqi nga Sveçla se qëndron prapa organizimit të faljes së disa persona në shesh, si shenjë pakënaqësie për mos hapjen e xhamive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat