Gjykata Kushtetuese: Akuzat për falsifikim janë të pavërteta dhe të pasakta

Aktuale

Gjykata Kushtetuese: Akuzat për falsifikim janë të pavërteta dhe të pasakta

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:04
Foto Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është përgjigjur akuzave të VV’së për falsifikim në aktvendimin e çështjes së mandatarit.

“Deklaratat dhe akuzat “për falsifikim” janë të pavërteta dhe të pasakta’’, thuhet nga Gjykata. Kjo sepse Gjykata Kushtetuese, të enjten e kaluar, më 28 maj 2020, ka publikuar vetëm njoftimin me Përfundimet e Gjykatës lidhur me Aktgjykimin KO72/20”, kanë thënë nga Kushtetuesja.

Tutje thuhet se teksti i plotë i publikuar sot i përmban të gjitha arsyetimet e nevojshme dhe përfundimet e Gjykatës.

“Teksti i plotë i Aktgjykimit i publikuar sot, përmban të gjithë arsyetimin, përfundimet e Gjykatës dhe Dispozitivin e saj”.

“Përfundimet e Gjykatës, të publikuara sot përmes Aktgjykimit (shih paragrafin 546) janë identike me ato të publikuara më 28 maj 2020 (shih paragrafin 1). Dispozitivi i Aktgjykimit KO72/20, duhet të lexohet në dritën e arsyetimit të këtij Aktgjykimi.”

Në përgjigjen për Express, bëhet e ditur se vendimi i Gjyaktës është marrë me vendim unanim, të të gjithë gjykatësve.

‘’Në fund duhet theksuar se, Dispozitivi i Aktgjykimit i publikuar sot, po ashtu si edhe Përfundimet e Gjykatës, janë hartuar dhe publikuar me miratimin unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.’’

Ndryshe, VV ka paralajmëruar se do të bëjë një analizë me këshilltarët ligjorë dhe ekspertët e jashtëm për vendimin e Gjykatës. Ata thonë se Gjyakta shtrembëroi faktet dhe se vendimi është i padrejtë.

Kushtetuesja vendosi në favor të dekretit të presidentit për mandatimin e kandidatit për kryeministër nga LDK.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat