Arbërie Nagavci nuk preferon të drejtojë seancën ku votohet Qeveria Hoti

Aktuale

Arbërie Nagavci nuk preferon të drejtojë seancën ku votohet Qeveria Hoti

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 22:16
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka folur për mundësinë e drejtimit të seancës nga ana e saj nëse një gjë të tillë do ta mohonte Vjosa Osmani.

Nagavci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se ende nuk është vendosur nëse Vetëvendosje do të merr pjesë në seancën e thirrur për ditën e mërkurë.

“Nesër gjatë ditës do të vendosim nëse do të marrim pjesë në seancë apo jo”, tha ajo.

E pyetur nëse do të pranonte ajo të drejtonte seancën e Kuvendit nëse një gjë të tillë nuk do ta bënte Vjosa Osmani.

“Është një gjë që do të diskutohet nesër edhe me kryetarin [Albin Kurti]. Unë mendoj se nuk do të ishte aspak mirë në aspektin moral të jem pjesë e atij skenari. Mendojmë se kjo që po dëshiron të bëjë LDK-ja është përmbysje e rendit kushtetues dhe nuk mendoj se është mirë të jem pjesë e atij skenari të turpshëm nëse bëhet realitet”.

Nagavci ka thënë se nuk ka informacione nëse Vjosa Osmani do të pranojë të udhëheq seancën e së mërkurës.

“Nuk kam ndonjë informatë se zonja Osmani nuk do ta drejtojë atë seancë të Kuvendit”, tha ndër të tjera Arberie Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat