Askush nga Vetëvendosje nuk ka thënë se nuk i lëshojmë zyrat, thotë Bajqinovci

Aktuale

Askush nga Vetëvendosje nuk ka thënë se nuk i lëshojmë zyrat, thotë Bajqinovci

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 00:26
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci,  e ka quajtur “Thaçi 3” Qeverinë që po synohet të votohet të mërkurën për të cilën që ta drejtojë është mandatar Avdullah Hoti.

“Nuk e di a do të bëhet. Po duket se po e rrisin pazarin si Haxhi Hoti. Thaçin e kanë një shef. Tashmë ia ka hapur rrugë që ta dëmtojë sistemin politik. Pse duhet të ketë fitues në zgjedhje, kur i lejohet secilit që ta bëjë Qeverinë. Kemi të bëjmë me një puc ku tentohet të dëmtohet vota e qytetarit”, është shprehur Bajqinovci.

Në Edicionin Special ai ka thënë se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka thënë se nuk do t’i lirojnë zyrtar shtetërore pas votimit të një Qeverie të re.

“Nuk ka thënë askush se nuk do ta lirojmë vendin. Unë jam personalisht për protesta gjithpopullore sepse është shkel vota e gjashtë tetorit. Protesta të qeta. Askush nga VV nuk ka thënë se nuk do të dalim nga zyra. Është spekulim i partive opozitare”.

“Problemi nuk është te zyrat por shkelja e votës së gjashtë tetorit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat