A po e synon LDK-ja postin e presidentit sërish?

Aktuale

A po e synon LDK-ja postin e presidentit sërish?

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 12:04
LDK

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka lënë të nënkuptohet se LDK-ja e synon postin e presidentit sërish, ashtu siç e ka synuar edhe në marrëveshjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është parti serioze dhe partia më e madhe e koalicionit dhe normalisht që do të jetë faktori kryesor në këtë proces”.

Kështu është deklaruar deputeti i LDK-së pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku është vendosur që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të mbahet nesër në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat