Pacolli: Jam i tronditur nga tragjedia në minierën e Artanës, ku humbën jetën dy persona

Aktuale

Pacolli: Jam i tronditur nga tragjedia në minierën e Artanës, ku humbën jetën dy persona

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:14
Foto

Sot ka ndodhur një aksident brenda punishtes në Minierën e Artanës, ku si pasojë dy punëtorë kanë humbur jetën.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë një reagim në Facebook, pas kësaj tragjedie dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Jam prekur thellë nga raportimi se sot dy Minatorë kanë humbur jetën në punë në minierën e Artanës”.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Minatorët e Kosovës. Kjo është një ditë e trishtë për Kosovën. Shumë nga familja ime kanë punuar në atë minierë dhe dhimbja ime është jashtëzakonisht e madhe”.

“Mendimet e mia janë me familjet dhe minatorët e Kosovës në këto momente të vështira për ta”, shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat