Osmani ngushëllon familjet e dy minatorëve të vdekur nga shembja e dheut në Minierën e Artanës

Aktuale

Osmani ngushëllon familjet e dy minatorëve të vdekur nga shembja e dheut në Minierën e Artanës

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:09
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve të vdekur nga shembja e dheut në Minierën e Artanës

“Vdekja e 2 minatorëve nga shembja e dheut në minierën e Artanës është lajm i hidhur jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për gjithë Kosovën. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave në emër të Kuvendit të Kosovës”.

“Fati tragjik i dy luanëve të nëntokës, të cilët janë sinonim i sakrificës për vendin, duhet të jetë alarm për institucionet, të cilat duhet bëjnë më shumë për krijimin e kushteve të punës dhe sigurisë në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. E ndajmë dhembjen me ju në këto çaste të rënda!”, thuhet në telegramin e kryetares Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat