​Dita e Republikës së Italisë, presidenti Thaçi uron kombin italian

Aktuale

​Dita e Republikës së Italisë, presidenti Thaçi uron kombin italian

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 17:24
Hashim Thaçi

Me rastin e Ditës së Republikës së Italisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dërguar urimet më të mira për Italinë dhe popullin mik italian.

“Mendimet tona të para shkojnë te viktimat e COVID-19 dhe familjeve të tyre. Kosova qëndron pranë Italisë pasi Italia gjithmonë qëndronte pranë nesh”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Më 2 qershor 1946, në një referendum, italianët votuan për ta kthyer Italinë nga një Monarki në Republikë. Pas referendumit, Mbreti italian Umberto II ikën në mërgim.

Më 2 dhe 3 qershor 1946 u mbajt referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t’i jepnin vendit pas rënies së fashizmit, monarki apo republikë.

Pas 85 vitesh mbretëri, me 12.718.641 vota pro dhe 10.718.502 kundër, Italia bëhet Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigrojnë.

Më 2 qershor festohet lindja e kombit, në mënyrë të ngjashme me 14 korrikun francez (përvjetori i marrjes së Bastiljes) dhe më 4 korrikun e Shteteve të Bashkuara (ditë në të cilën më 1776 ishte nënshkruar deklarata e pavarësisë).

Ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando, njoftoi ditë më parë, se të gjitha aktivitetet me rastin e shënimit të kësaj dite janë anuluar për nder të viktimave nga koronavirusi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat