“Për të arritur tek trupat e minatorëve duhet hequr një shkëmb i madh”

Aktuale

“Për të arritur tek trupat e minatorëve duhet hequr një shkëmb i madh”

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 18:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Bajrush Ymeri, nënkryetar i komunës së Novobërdës ka dhënë detaje pas tragjedisë që ndodhi sot në minierë.

Ymeri thotë se momentalisht është duke u punuar për nxjerrjen e trupave. Sipas tij, është një shkëmb i madh që ekipet e kërkimit po tentojnë ta heqin.

“Është një shkëmb i madh aty, po flas nga informatat e ekipes së minierës që kanë hy në vend të ngjarjes, e kanë pa që është e pamundshme momentalisht që të hiqet ai shkëmb. Tani do të hulumtojnë mundësinë cila është më e mira cila që të hiqet ai shkëmb edhe të largohen trupat”, thotë ai.

Nënkryetari Ymeri ka shtuar se në këtë minierë kushtet nuk janë të mira.

“Unë kam pas rastin kur e kanë pas një minierë me i vizitu, ishin kushtet jo edhe aq të mira. Edhe sot gjatë vizitës së ministres, punëtorët ia shprehën pakënaqësitë e veta që nuk kanë kushte për punët që bëjnë çdo ditë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat