Gjuriq reagon ndaj dokumentarit shqiptarë “Mashtrimi i madh historik serb, si vodhën serbët historinë shqiptare” - Bota Sot
Gjuriq reagon ndaj dokumentarit shqiptarë “Mashtrimi i madh historik serb, si vodhën serbët historinë shqiptare”

Aktuale

Gjuriq reagon ndaj dokumentarit shqiptarë “Mashtrimi i madh historik serb, si vodhën serbët historinë shqiptare”

Nga: F. B. Më: 2 qershor 2020 Në ora: 19:18
Marko Gjuriq

Filmi dokumentar i televizionit shqiptare “Top Chanell” me emërtim të çuditshëm “Mashtrimi i madh historik serb, si vodhën serbët historinë shqiptare” është pashembullt dhe pjesë e propagandës që duhet të mbajë zjarrin e konfliktit mes shqiptarëve edhe serbëve ka kumtuar me kumtesë zyra për Kosovën e Gjuriq, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

"Kuptohet se Serbia asnjëherë me asnjë çmim nuk do të heq dorë nga objektet e saj të shenjta në Kosovë, e besojmë që as populli shqiptar që është krenar me historinë e  vetë të begatshme dhe traditën nuk ka nevojë të shtrihet në historinë dhe traditën e huaj” thuhet në kumtesë.

Me vlerësimin se këtë nevojë përpiqen që të gjenerojnë promovuesit e idesë fashiste shqiptaro-madhe, për të cilët “marrja e historisë së tjetrit dhe traditës është vetëm diçka që plotëson rrëmbimin e territorit të tjetrit”.

Nga zyra porositin se paragjykohet se me këtë rast ndihmojnë edhe qendra të caktuara  të fuqisë, që në projektin shqiptaro-madhe e shohin si mjet për të kënaqur qëllimet e veta ekspansioniste.

"Serbia dëshiron që në të ardhmen edhe me Shqipërinë edhe shqiptarët të ketë raportet më të mira të mundshme " thonë në kumtesë të bindur se është e nevojshme të ndalet “ propaganda falsifikuese shqiptaro-madhe e historisë”  ashtu që edhe populli shqiptar edhe ai serb të kenë prosperitet edhe ardhmëri të sigurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat