Armend Zemaj ministri i ri i Shëndetësisë, në vend të Vitisë

Aktuale

Armend Zemaj ministri i ri i Shëndetësisë, në vend të Vitisë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 20:33

Kryesia e LDK-së sot ka mbajtur një mbledhje, derisa pas përfundimit të saj kryetari Isa Mustafa dhe mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti prezantuan emrat e ministrave të LDK-së ashtu siç raportoi pak çaste më parë , e këta janë:

Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike
Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

Ndërsa, zëvëndëskryeministër do të jetë Driton Selmanaj.

Sipas kësaj liste, del që Armend Zemaj do ta lëshojë karrigen e deputetit për ta drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, institucion ky në krye të secilit deri sot ishte Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat