Vjen mbështetja tjetër për Murat Jasharin kryeministër, ai i duhet vendit për një apo më shumë mandate

Aktuale

Vjen mbështetja tjetër për Murat Jasharin kryeministër, ai i duhet vendit për një apo më shumë mandate

Nga: A. J Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:30
Murat Jashari

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka folur për idenë e Vjosa osmanit që kryeministër i Kosovës te jetë Murat Jashari.

Ai ka thënë se në ketë̈ fazë të zhvillimeve politike që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi lidhur me krijimin e qeverisë së re të Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Zonja Vjosa Osmani doli me idenë̈ një̈ “qeveri të tranzicionit deri në zgjedhjet e reja, që do të udhëhiqej nga një figurë unifikuese mbi-partiake”.

Krasniqi ka thënë se është̈ moment i duhur që propozimi për Murat Jasharin si kryeministër të Kosovës të jetë propozim për një̈ apo më shumë mandate të plota, sepse kemi bindjen se ai do të jetë vërtet unifikues në këto momente jetike për fatin e shtetit tonë.

Postimi i plotë:

Në këtë fazë të zhvillimeve politike që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi lidhur me krijimin e qeverisë së re të Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Zonja Vjosa Osmani doli me idenë një “qeveri të tranzicionit deri në zgjedhjet e reja, që do të udhëhiqej nga një figurë unifikuese mbi-partiake”.

 

Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu deklaroi se e mbështetë idenë e zonjës Osmani nëse në krye të qeverisë vjen Murat Jashari si kryeministër. Përveç faktit që Murat Jashari është jurist i shkëlqyer, ai është përfaqësues dinjitoz i familjes emblematike të Jasharëve Legjendar. Në cilësinë e juristit, ai është një personalitet që posedon aftësitë profesionale që të përfaqësojë institucionet e shtetit të Kosovës në nivelin më të lartë. Prandaj, çdo propozim që do t’i jepte mandatin e plotë qeverisës Murat Jasharit ne do ta mbështesnim pa kurrfarë rezerve. Mirëpo, as në cilësinë e doktorit të shkencave juridike, as në cilësinë e përfaqësuesit të familjes legjendare Jashari të Prekazit, nuk është serioze t’i propozohet Murat Jasharit një̈ funksion tranzitor unifikues.

Mendojmë̈ se efshtë̈ moment i duhur që propozimi për Murat Jasharin si kryeministër të Kosovës të jetë propozim për një apo më shumë mandate të plota, sepse kemi bindjen se ai do të jetë vërtet unifikues në këto momente jetike për fatin e shtetit tonë. Në të kundërtën, propozimet nuk mund të jenë të sinqerta dhe kanë si prapavijë instrumentalizimin e Murat Jasharit në funksion të thellimit të përçarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat