“Te VV veç Kurti është i përhershëm, për ta edhe familja Jashari janë të përkohshëm dhe tranzitorë” - Bota Sot
“Te VV veç Kurti është i përhershëm, për ta edhe familja Jashari janë të përkohshëm dhe tranzitorë”

Aktuale

“Te VV veç Kurti është i përhershëm, për ta edhe familja Jashari janë të përkohshëm dhe tranzitorë”

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:44
Nol Nushi

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje, po tenton ta instrumentalizojë edhe familjen Jashari për pushtetin e tyre.

Në një shkrim në Facebook, Nushi shton se retorika e tyre nënkupton se për një qeveri transitore duhet një person nga familja Jashari, mirëpo i përhershëm dhe mbi familjen Jashari është veç Albin Kurti.

Shkrimi i plotë:

Liburni ne Dukagjin po thote: "pasiqe jemi ne nje moment historik, ne e gjejme nje figure historike si Murat Jashari per qeveri tranzitore"

Ne menyre te paskrupullt, VV po don ta instrumentalizoje edhe familjen Jashari dhe ta fuse brenda kazanit te tyre popullist edhe nje person qe vjen nga familja Jashari. Po duan ta perdorin kete emer si mburoje te deshtimit te tyre per te qeverisur e ndertuar partneritet.

Per me keq, ata po thone qe dikush nga kjo familje vetem si tranzitor mund te pranohet sepse i perhershem dhe mbi familjen Jashari eshte vec Albin Kurti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat