Paçarizi: Partitë e koalicionit të Qeverisë së re të ndryshme nga njëra-tjetra, VV do mbetet opozitë e fuqishme

Aktuale

Paçarizi: Partitë e koalicionit të Qeverisë së re të ndryshme nga njëra-tjetra, VV do mbetet opozitë e fuqishme

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 22:00
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi ka komentuar emrat e ministrave të publikuar nga Lidhje Demokratike e Kosovës dhe ndryshimet e emrave nga dita e djeshme.

Paçarizi në Rubikon theksoi se pret befasi nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend.

“Pati shumë pak befasi sa i përket emrave të ministrave por pati ndryshim të pozicioneve sa i përket emrave por unë do e kisha favorizuar proklamimin e emrave që u bë dje, mendoj se ajo Qeveri ishte më kompetente mirëpo prapë kjo Qeveri do e ketë të vështirë por brenda vetës ka njerëz kompetent”.

“Koalicioni i vështirë për të funksionuar pasi janë parti me natyra të ndryshme ndonëse janë të orientuara si parti të djathta por si punë ekspertize, demokracie dhe mënyrë të sjelljes janë shumë të ndryshme”.

Paçarizi mes tjerash tha se LDK duhet ta dijë se Vetëvendosje do të jetë një opozitë e fortë.

“Duhet pasur parasysh edhe një opozitë të fuqishme edhe pse nuk mendoj që PDK do të jetë ajo parti që do t’ia nxijë jetën kësaj Qeverie por Vetëvendosje është e fortë dhe ende nuk dihet se çfarë do ndërmarrin – mbetet befasi se çfarë do të bëjë nesër në Vetëvendosje kjo pasi mbetet e fortë në kundërshtim, mbase nuk do të ketë gaz lotsjellës por në do e pengoj në proces, do të godasin tek publikimi i marrëveshjes me Listën Serbe, do të ketë teste, do ta godasin tek ndryshimi i Vjosa Osmanit, do ta godasin tek lidhja me Presidentin dhe në mënyra të ndryshme”.

Paçarizi komentoi edhe numrin e ministrive.

“Sa i përket numrit të ministrive mendoj se reduktimi i ministrave në qeverinë në detyrë ka qenë gabim arbitrar pasi që reduktimi nga 22 ministri në 12 ka qenë gabim pa u bë asnjë analizë”.

“Rëndësi ka që mos me u bë punët për popullizëm dhe për të përmbushur premtimet parazgjedhore sepse duhet të bëhet një studim i fizibiliteti se sa është efikase kjo, numri prej 16 ministrive që është rritë nuk mendoj që paraqet problem për aq kohë sa punojnë siç duhet”.

Paçarizi poashtu tha se Lista Serbe mbetet municion i partive për të sulmuar kundërshtarët politikë.

“Lista Serbe është municion i partive për të sulmuar kundërshtarët politikë – nuk ka parti që nuk e ka sulmuar një tjerët sa i përket Listës Serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat