Thaçi: Kurti, Sveçla, Vitia, Abazi dhe Haxhiu do të përballen me drejtësinë - Bota Sot
Thaçi: Kurti, Sveçla, Vitia, Abazi dhe Haxhiu do të përballen me drejtësinë

Aktuale

Thaçi: Kurti, Sveçla, Vitia, Abazi dhe Haxhiu do të përballen me drejtësinë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 22:05
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ai tha se vendimi për masat ndaj qytetarëve dhe mallrave që vijnë nga Shqipëria, ishte një veprim antishtetëror nga siç shprehet ai, grupi Kurti.

Në anën tjetër, sipas presidentit, Kurti i ka hapur hapësirë Serbisë që të futet kushdo në territorin e Kosovës.

“Shpresoj dhe besoj se janë veprimet e fundit të dëmshme për Kosovën“, tha presidenti.

Tutje, Thaçi tha se kryeminisitri në detyrë Albin Kurti, u.d së ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi duhet të përballen me drejtësinë për shkak të keqqeverisjes, shkeljes së ligjeve dhe veprimeve të tyre kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat