​Lladrovci: Nesër zgjidhet Qeveria Hoti, Vetëvendosjes sonte i del gjumi - Bota Sot
​Lladrovci: Nesër zgjidhet Qeveria Hoti, Vetëvendosjes sonte i del gjumi

Aktuale

​Lladrovci: Nesër zgjidhet Qeveria Hoti, Vetëvendosjes sonte i del gjumi

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 22:33
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, propozimin për emërimin e Murat Jasharit për kryeministër konsensual e vlerëson si të vonshëm.

Ai ka thënë se nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit.

Postimi në Facebook

Befasi pas befasie nga Vetëvendosja! Pesë para dymbëdhjetës, me ide të mëdha. Kur ishte mundësia që Baca Adem të zgjidhej President, Albini që bëri emër nën hijen e tij, heshti.

Nesër pritet të zgjidhet Qeveria Hoti, Vetëvendosjes sonte i del gjumi, besa edhe Vjosës. Keqpërdorin pa shije, emrin e Familjes Jashari. Nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit. Vonë, vonë edhe për ide!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat