​PDK nuk ka vota për Qeverinë Hoti - Bota Sot
​PDK nuk ka vota për Qeverinë Hoti

Aktuale

​PDK nuk ka vota për Qeverinë Hoti

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 22:57
Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se kjo parti do të votojë pro qeverisë Hoti nesër në Kuvend.

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyqi ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se kjo parti do të vazhdojë të mbetet në opozitë.

“PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të. PDK do të jetë opozitë e çdo qeverie që del pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Lajmet për kinse “vota të PDK-së për qeverinë Hoti” janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat