Propozimi i Vjosa Osmanit për Murat Jasharin si kryeministër, merr mbështetje nga zyrtari i fuqishëm i PDK-së

Aktuale

Propozimi i Vjosa Osmanit për Murat Jasharin si kryeministër, merr mbështetje nga zyrtari i fuqishëm i PDK-së

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2020 Në ora: 23:05
Murat Jashari

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e ka përkrahur propozimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, e cila ka propozuar për krijimin e një Qeverie teknike, ku do të udhëhiqej nga Murat Jashari.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo është rruga më e mirë që të krijojmë unitet gjithëkombëtar për t’i tejkaluar sfidat e mëdha siç janë: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja përfundimtare, tejkalimi i gjendjes socio-politike dhe ekonomike në vend si dhe fuqizimi dhe finalizimi i shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Në lidhje me idenë e formimit të një qeverie me karakter të unitetit kombëtar ku do të drejtohej nga kryeministër Prof. Dr. Murat Jashari. Personalisht, si deputet i Kuvendit të Kosovës, e mbështes fuqishëm një ide të tillë.

Mendoj se kjo është rruga më e mirë që të krijojmë unitet gjithëkombëtar për t’i tejkaluar sfidat e mëdha siç janë: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja përfundimtare, tejkalimi i gjendjes socio-politike dhe ekonomike në vend si dhe fuqizimi dhe finalizimi i shtetit të Kosovës.

Ky është qëndrim personal i imi dhe nuk paraqet domosdoshmërisht edhe qendrimin e subjektit politik të cilin e përfaqësoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat