Paçarizi: Kosova nuk duhet të përulë veten vetëm pse rrugët tregtare me Serbinë janë më të lehta

Aktuale

Paçarizi: Kosova nuk duhet të përulë veten vetëm pse rrugët tregtare me Serbinë janë më të lehta

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 23:07
Rrahman Paçarizi

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka komentuar edhe plotësim-ndryshimin rreth reciprocitetit i cili sipas tij si i tillë nuk do duhej të shpallej fare.

Paçarizi në Rubikon theksoi se zbatimi i ligjeve të Kosovës duhet të ketë emrin kushtetues për të gjitha shtetet pa dallime.

“Reciprociteti nuk do duhej të shpallej si i tillë sepse është akt nuk ka pas nevojë të shpallet reciprociteti dhe këtu e kam pa natyrën populiste të këtij vendimi por unë vazhdoj të besoj që shteti duhet të sillet si shtet dhe duhet ta respektoj vetveten”.

“Zbatimi i ligjeve të Kosovës dhe dokumentacionit përcjellës të mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë duhet ta ketë emrin kushtetues së paku Kosova ose Kosovo që është ndërkombëtar dhe jo Kosovo i Metohija apo emërtime tjera”.

“Mirëpo vendimi i fundit që të jetë patjetër Republika e Kosovës të kërkohet nga Serbia të jetë Republika e Kosovës e mos të jetë nga Maqedonia që të jetë Republika e Kosovës këtu mendoj që është ndoshta pak qasje e gabueshme”.

Paçarizi mes tjerash tha se Kosova nuk duhet të përulë vetën vetëm se rrugët tregtare me Serbinë janë më të lehta.

“Nuk mendoj që ne me çdo kusht duhet me zhvillu këtë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Serbinë, Kosova si shtet nuk duhet me u përulë vetëm sepse rrugët tona tregtare dhe të tjera janë më të lehta për tu kaluar kah Serbia – një trohë dinjiteti këtij vendi mendoj që i ka hije dhe nuk guxojmë ta shesim dinjitetin për një çmim më të lirë”, deklaroi Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat