Kimet Berisha: Avdullah Hoti unë e di “kush je ti”, se mua më kanë tregu do të presidencës - Bota Sot
Kimet Berisha: Avdullah Hoti unë e di “kush je ti”, se mua më kanë tregu do të presidencës

Aktuale

Kimet Berisha: Avdullah Hoti unë e di “kush je ti”, se mua më kanë tregu do të presidencës

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2020 Në ora: 23:11
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha, ka komentuar mbajtjen sekrete të marrëveshjes së LDK-së me Listën Serbe.

Ajo në postimin e saj në Facebook, i është drejtuar Hotit duke i thënë se  me çfarë të drejte e kthen Serbinë në qeverinë e Kosovës dhe kush je ti që e mban sekrete marrëveshjen me Listën Serbe?

Në fund, Berisha ka shkruar se “unë e di 'kush je ti', se mua më kanë tregu do të presidencës”

Postimi i plotë: 

Me çfarë të drejte ti Avdullah Hoti e kthen Serbinë në qeverinë e Kosovës dhe kush je ti që e mban sekrete marrëveshjen me Listën Serbe?

Ku guxon ti me mbajtë sekrete me Serbinë kundër Kosovës?

Ku guxon ti me mbush AKI-në, FSK-në e Ambasadën e Kosovës në SHBA me serbë të Sheshelit!

I kujna je Ti?

Kush je Ti!

(nejse, unë e di 'kush je ti', se mua më kanë tregu do të presidencës)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat