Pas mesnate pritet të nxirren trupat e pajetë të dy minatorëve në Artanë

Aktuale

Pas mesnate pritet të nxirren trupat e pajetë të dy minatorëve në Artanë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 23:25
Foto

Puna për nxjerrjen e trupave të pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi është duke vazhduar edhe në këto momente në Minierën e Artanës.

Pritet që diku edhe pas dy orës me intensitetin të lartë të punës të bëhet nxjerrja e trupave të tyre, njofton Klan Kosova.

Ekipit që po qëndron atje i është konfirmuar se familjarët kanë dhënë lejen që të bëhen mihje vetëm në mënyrë që të tërhiqen trupat.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ku në njërin nga horizontet e minierës së Artanës ka pasur shembje të dheut.

Dy personat që kanë humbur jetën tragjikisht ishin brenda derisa një pjesë e minierës u shemb, ndërkohë që disa të tjerë morën lëndime të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat