Konjufca: Këto janë favoret që Hashim Thaçi ia bëri LDK-së

Aktuale

Konjufca: Këto janë favoret që Hashim Thaçi ia bëri LDK-së

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 23:47
Glauk Konjufca

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka mundësuar përmes Gjykatës Kushtetuese krijimin e një ‘’qeverie pa zgjedhje’’.

“Situata është shumë serioze dhe kritike. Kjo për shkak se për herë të parë në histori të Kosovës që po instalohet një qeveri pa zgjedhje. Po synohet të imponohet një qeveri pa i pyet qytetarët. Kjo po ndodhë më fiskulturat e Thacit. LDK’së i kanë pëlqyer këto dhe Thaci ua dha mundësinë përmes Gjykatës Kushtetuese’’, ka thënë Konjufca.

“Thaçi ua garantoj LDK’së. Ju rrëzojeni Kurtin, unë përmes Kushtetueses ua japi kryeministrin.’’

“Favori i parë që i bëri LDK Thaçit ishte rrëzimi i Qeverisë. Favori i dytë ishte ofrimi i qeverisë së re pa zgjedhje. Oferta e tretë me gjasë do të jetë bashkëpunimi me Thaçi në dialogun me Serbinë. LDK është grup i interesit i cili për shkak të interesave të ngushta është në gjendje të bëjë gjithçka’’.

Tutje Konjufca tregoi edhe pse VV pranoi të bashkëpunonte me LDK’në përkundër që ka këso mendime për lidershipin e tyre.

“Nuk ma ka marrë mendja që Hashim Thaçi e komandon Isa Mustafën kaq shumë’’, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat