Sa e rrezikshme është puna e një minatori?

Aktuale

Sa e rrezikshme është puna e një minatori?

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 00:11
Ramadan Beqiri

Dy minatorë sot humbën jetën si pasojë e shembjes së dheut në punishten ku ata po kryenin detyrën e tyre në Minierën e Artanës.

Por se me çka përballen minatorët dhe sa është e rrezikshme puna brenda shkëmbinjve, ka folur minatori kujdestar në Minierën e Trepçës, Ramadan Beqiri.

Beqiri ndjen keqardhje për ndarjen nga jeta të dy kolegëve të tij në Minierën e Artanës, ndërsa në emër të të gjithë minatorëve në Stantërg, ai ka shprehur ngushëllime.

Më tej ai tregon për rrezikshmërinë e minierës ku ai punon.

Ai ka thënë se me të hyrë në një minierë, punëtorët kanë shenjën sinjalizuese ku për ta nuk është e lejueshme të afrohen pranë dy kafazëve që kalon në minierë.

Me të kaluar të njëjtën pikë, ka një sinjalizues i cili është i programuar të dërgojë punëtorët lartë dhe poshtë.

”Të gjitha minierat në kombinatin e Trepçës, ka rrezikun që bartë në vete”.

Ai shton se Miniera e Trepçës ka rrezikun e vet, por minatorët shfaqin kujdes për t’ju ikur pasojat fatale, por sqaron se cilat janë rreziqet më të mëdha me të cilat përballen.

”Rreziqet më të mëdha janë punishtet”.

Çka ndodhë në ato punishte?

”Gjatë çpimit ato mund të shembet ndonjë pjesë e xehes prej një shkëmbi se hasë në punishte të pëlcita. Aty mund të rrëshqas ajo xehe”.

”Ky është një rrezik i papritur, ndoshta edhe fatal me jetën”.

”Por minatorët e vjetër por edhe këta të rinjë, i ikun këtij rreziku gjithherë kur është aq e rrezikshme punishtja”.

Ai thotë se minatorët nuk janë të detyruar të hyjnë në punishte të tilla pa u bërë inspektimi korrekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat