Filloni trajtimi i rastit të policit që në uniformë nënshkruajti peticionin e VV’së - Bota Sot
Filloni trajtimi i rastit të policit që në uniformë nënshkruajti peticionin e VV’së

Aktuale

Filloni trajtimi i rastit të policit që në uniformë nënshkruajti peticionin e VV’së

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 07:31
Filloni trajtimi i rastit të policit që në uniformë nënshkruajti peticionin e VV’së

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një peticion në të gjitha komunat, ku po kërkon zgjedhje të reja.

Këtë peticion po kanë të drejtë ta nënshkruajnë qytetarët, derisa sipas VV-së, thuhet se deri më tani janë mbledhur 45 mijë nënshkrime online, ndërsa presin rritje të numrit të nënshkrimeve që po bëhen fizikisht në sheshet e qyteteve të vendit.

Por, kësaj nisme të kësaj partie politike, sot i është bashkangjitur edhe një polic kosovar me uniformë, fotografi të cilën e ka publikuar në rrjetin social Facebook një aktivist i VV-së.

E, i njëjti rast është duke u trajtuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës e posedon këtë informacion dhe të njëjtin është duke e trajtuar”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Policisë.

Kujtojmë që Policia e Kosovës sipas një vendimi ka ndaluar përfshirjen e pjesëtarëve të saj në tema, postime e ngjarje që kanë të bëjnë me politikë, madje si pasojë disa policë janë suspenduar nga detyra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat