Si po ndihet Kurti sot në ditën që mund të jetë e fundit për të si kryeministër?

Aktuale

Si po ndihet Kurti sot në ditën që mund të jetë e fundit për të si kryeministër?

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 09:17
Albin Kurti

Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti ka thënë se po ndihet shumë mirë.

Ai në një prononcim të shkurtër derisa po dilte nga banesa e tij tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime  të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”.

Kurti nuk ka treguar nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot, derisa ka vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë për mbledhjen – që mund të jetë e fundit – e drejtuar nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat