Kërkesë publike për deputetët e LDK-së: Nëse keni në shpirtin e juaj veç ndopak rugovizëm sot duhet…

Aktuale

Kërkesë publike për deputetët e LDK-së: Nëse keni në shpirtin e juaj veç ndopak rugovizëm sot duhet…

Nga: M.H Më: 3 qershor 2020 Në ora: 09:58
LDK

Sot në orën 11:00, është paralajmëruar që do të mbahet séanca e Kuvendit të Kosovës për ta votuar qeverinë Hoti.

Qeveria Hoti pritet të udhëheqë vendin nëse merr 61 votat e nevojshme për qeverinë e koalicionit me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe komunitetet tjera jo serbe. Derisa PDK-së në opozitë pritet t’i bashkëngjitet Lëvizja Vetëvendosje që udhëhoqi vendin për vetëm 51 ditë.

Në lidhje me këtë tem, profesori i njohur Binak Maxharraj, në një shkrim u shpreh që sot nuk duhet LDK të votojë këtë qeveri nëse duan që ta mbrojnë vendin pasi sipas profesorir Mustafa dhe Thaçi janë të lidhur mes veti pasi janë në shërbim të slavizmit ruso-serb qëllimi i të cilëve është humbja e pavarësisë teritoriale të Kosovës.

“Këtë e keni shansin të bëni sot në Parlamentin e Kosovës duke mos votuar qeverin Hoti(Mustafa),anipse është e LDK. Më këtë ju do të mbroni sovranitetin e Kosovës i cili është në rrezikë nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Që te dyt këta janë në shërbim të slavizmit ruso-serb qëllimi i të cilëve është humbja e pavarësisë teritoriale të Kosovës. Ju deputet të LDK nëse keni në shpirtin e juaj veç ndopak rugovizëm sot duhet ta tejkaloni vetën duke e refuzuar votimin e kësaj qeverije e cila do të ndikohet drejtëpërdrejtë nga Beograd. Sot ju deputët të LDK-së ngrituni mbi vetvetën që duke e refuzuar votimin e kësaj qeverije të turpit të thoni shefit tuaj Isa Mustafës mjaftë më me shkaterrimin dhe tradhtinë e votuesve dhe elektoratit të LDK-së, i cili nuk ka të ndalur duke u bërë servil i Hashtim Thaçit i cili po luan me akademikun mjeran si maca me miun. Nuk është puna se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa duhën aq,bile do të thoja hiç, por këta të dytë i lidhë krimi,korrupsioni”, u shpreh Maxharraj.

Më tej, Maxharraj ju drejtohet deputetëve të LDK-së nëse ju ka mbetur sad oak shpirt patriotizmi atëhere sot e keni rastin për ta mrbojtur shtetin.

“Këta për ta shpëtuar vetën janë në gjendje të qesin në pazar edhe shtetin për apetitet serbe të atyre në vend që të kërkojnë llogari nga ata,u përkulën,bile as krimet nuk kanë guxim me ua përmendë. Kaq shumë janë te shantazhuar dhe të zënë rob nga Serbia. Prandaj,nëse ndonjë deputet i LDK ka sado pak shpirtë patriotizmi sot e keni shansin të ngritni vetën mbi partin në mbrojtje të shtetit me ç’rast do ti thuani Isa Mustafës MJAFTË NDALU”, përfundoi Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat