​“Me hajna nuk ka shtet”, protestuesit thirrje kur Haradinaj po largohej

Aktuale

​“Me hajna nuk ka shtet”, protestuesit thirrje kur Haradinaj po largohej

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:07

(E plotësuar) - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është përballur me brohoritjet e qytetarëve “me hajna nuk ka shtet" kur është larguar nga Kuvendi i Kosovës.

Protestuesit thonë se do ta bllokojnë punën e Qeverisë Hoti

Qeveria Hoti u votua me 61 vota të deputetë. Por protestuesit që janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, po vazhdojnë të kundërshtojnë këtë qeveri.

Ata po thonë se nuk do të lejojnë të funksionojë kjo qeveri.

“S’do ta lejojmë ketë qeveri të hajnave, duam zgjedhje”, tha njëri ndër organizatorët e protestës së sotme.

***

“Duam zgjedhje”, “Me hajna nuk ka shtet”, “Qeveria Kurti”, “Albin Kurti” e “Vjosa Osmani janë thirrjet e protestuesve para Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka shtuar numrin e policëve dhe ka bllokuar hyrjen e Kuvendit.

"O Hashim o shka ti Rakiqin e ki vlla" është thirrja e protestuesve para Kuvendit të Kosovës, të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë para hyrjes së Kuvendit.

​Rritet numri i protestuesve, tentojnë të hyjnë në Kuvend

Numri i qytetarëve të mbledhur para kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar votimin e qeverisë Hoti, sa vjen e shtohet.

Të gjithë një zëri “Rroftë qeveria Kurti”, po vazhdojnë protestën teksa kanë provuar të thyejnë kordonin e Policisë për të hyrë brenda Kuvendit.

​Protestuesit brohorasin kundër qeverisë së re

Derisa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, dhjetëra protestues po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit, duke brohoritur “Duam zgjedhje”, “Hajnat në Burg”, “Me hajna nuk mbahet shteti, “Isa Hasha Esat Pasha”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”.

Me fillimin e seancës për votimin e Qeverisë Hoti, turma e protestuesve u bë edhe më e zëshme.

​Qytetarët para Kuvendit kundërshtojnë formimin e Qeverisë së re

Derisa seanca e Kuvendit të Kosovës për Qeverinë e re ka nisur të mbahet, jashtë ndërtesës janë mbledhur me dhjetëra qytetarë që po kundërshtojnë formimin e qeverisë së re.

Ata thonë se po i manipulohet vota e tyre, andaj duan zgjedhje të reja.

Flutra Zymi e cila thotë se po proteston në mbrojtje të qytetarëve dhe jo të partive politike. Ai u shpreh e zhgënjyer që siç tha ajo votat janë manipuluar.

Derisa flet për manipulim të votave, ajo thotë se kërkojnë zgjedhje.

Zymi: Vota ime është manipulu

“Sepse vota ime është manipulu, tjetër çka kanë premtu në zgjedhje gjatë fushatës dhe tjetër po ndodh. Kjo është vjedhje e plotë e votës duhet të shkojmë në zgjedhje... I gjithë populli duhet me mbrojt këtë manipulim. Nuk do të thotë që qytetarët nuk din me organizu protesta, nuk kem nevojë partitë politike me na tregu çka me bo, vet vendosim”, thotë ajo.

Kurse, Shukri Retkoceri, ditën e sotme e cilësoi si ditë të kobshme për kombin shqiptar.

Retkoceri: Duam zgjedhje

“Që e kanë përpiluar lushtetutën, ata kanë thënë zgjedhje të reja sepse Albin Kurti nuk ka dhënë dorëheqje”, tha ai.

Njëri nga protestuesit tha se në vend që gjykata Kushtetuese të marrë veprimin për ta ndërprerë krimin në Kosovë, ata gjejnë kurajon që të sjellë me forcë qeverinë e re.

Protestuesi: Po kthehen kriminelet në vendin e krimit

“Me shpreh dëshpërimin deri në pafundësi, saqë sot mendoj që është një ditë që në tërë Kosovën të vendosën në gjysmë shtizë, të shpallej ditë zie sepse po kthehet krimi në krim, kriminelet në vendin e krimit dhe për të qen absurditeti edhe më shumë me ndihmën e gjykatës”, tha ai.

Ata po vazhdojnë të qëndrojë para Kuvendit të Kosovës.

***

Pak para fillimit të seancës për votimin e përbërjes së ekzekutivit në krye me Avdullah Hotin, një numër protestuesish janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Me anë të kësaj proteste këta të fundit thonë se do të kundërshtojnë formimin e qeverisë.

Flutra Zymi e cila thotë se po proteston në mbrojtje të qytetarëve dhe jo të partive politike. Ai u shpreh e zhgënjyer që siç tha ajo votat janë manipuluar.

Derisa flet për manipulim të votave, ajo thotë se kërkojnë zgjedhje.

“Sepse vota ime është manipulu, tjetër çka kanë premtu në zgjedhje gjatë fushatës dhe tjetër po ndodh. Kjo është vjedhje e plotë e votës duhet të shkojmë në zgjedhje... I gjithë populli duhet me mbrojt këtë manipulim. Nuk do të thotë që qytetarët nuk din me organizu protesta, nuk kem nevojë partitë politike me na tregu çka me bo, vet vendosim”, thotë ajo.

Kurse Shukri Retkoceri, ditën e sotme e cilësoi si ditë të kobshme për kombin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat