Nënkryetarja e VV-së: Sot Teatri dhe Kuvendi ka shfaqjen “Si të grabitet pushteti” me aktorët e etur për pushtet

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së: Sot Teatri dhe Kuvendi ka shfaqjen “Si të grabitet pushteti” me aktorët e etur për pushtet

Nga: G.B Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:22
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se sot teatri dhe Kuvendi i Kosovës ka shfaqjen “Si të grabitet pushteti” me aktorët e etur për pushtet pa marrë parasysh vullnetin qytetar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se aktorët janë të mirënjohur dhe të shpenzuar ndër vite duke vrapuar pas realizimit të politikave të interesave personale, grupore e klanore, me qëllim të pasurimit dhe në dëm të qytetarëve dhe shtetit edhe ashtu të varfër.

Postimi i plotë:

Sot, Teatri & Kuvendi i Republikës së Kosovës ka në repertor shfaqjen me titull “Si të grabitet pushteti” me aktorët e etshëm për pushtet pa marrë parasysh vullnetin qytetar. Për më tepër, me aktorë të mirënjohur dhe të shpenzuar ndër vite duke vrapuar pas realizimit të politikave të interesave personale, grupore e klanore, me qëllim të pasurimit dhe në dëm të qytetarëve dhe shtetit edhe ashtu të varfër.
Ajo çfarë duan, e që është edhe më e pranueshmja, është tendenca që të na rrëmbejnë të ardhmen e ndritshme dhe të na kthejnë në të kaluarën e errët korruptive.
Përmbysja e demokracisë nuk lejohet dhe si dëshmi këto ditë qytetarët po deponojnë nënshkrimet në peticionin gjithëpopullor me moton “Duam Zgjedhje”!
Ne nuk mundemi edhe po të donim të lejojmë krijimin e precedentëve të rrezikshëm që humbin 

kuptimin e mbajtjes së zgjedhjeve, si mjeti më demokratik i shprehjes së vullnetit popullor.
#jovjedhje
#zgjedhje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat