Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

Aktuale

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:31
Haxhi Shala

Deputeti i NISMA-së për Kosovën, Haxhi Shala, deri tani ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse do të votojë Qeverinë e Avdullah Hotit.

Shala në një bisedë ka thënë se është duke shkuar në seancën e Kuvendit dhe se vota e tij do të varet nga zhvillimet në seancë.

“Jam duke shkuar në seancë. Do ta shoh rrjedhën e seancës. Jo nuk kam një vendim, do ta shikoj një herë rrjedhën”, ka thënë Shala për T7.

Shala në këtë telefonatë ka shprehur pakënaqësi për emrat që ka zgjedhur kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, për emrat që ka zgjedhur për ministra, duke thënë se ka nepotizëm në emrat që janë zgjedhur.

Ai ka thënë se vota e tij do të varet edhe nga programi qeverisës që do të paraqesë Avdllah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat