Hoti: Jemi një komb që i duhet një Qeveri që i shërben, jo anasjelltas - Bota Sot
Hoti: Jemi një komb që i duhet një Qeveri që i shërben, jo anasjelltas

Aktuale

Hoti: Jemi një komb që i duhet një Qeveri që i shërben, jo anasjelltas

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:49
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, ekspozenë para votimit të qeverisë, e ka nisur me falënderime për të gjithë ata që ndihmuan në luftimin e koronavirusit apo siç e quajti ai “armikun e padukshëm”.

Ai tha se pranimi i kandidaturës për kryeministër ishte një sfidë jo e lehtë për të. Më pas nisi të numërojë dështimet, sipas tij, të Qeverisë Kurti, ku në fillim edhe vetë ish zv,kryeministër.

“Ndjej përgjegjësi ndaj deputetëve, ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës për detyrat që na presin. Jemi një komb që i duhet një qeveri që i shërben, jo anasjelltas, një qeverie që i duhet një komb për të eksperimentuar. Jemi nisur vetëm nga interesi shoqëror. Qeveria e re nuk do të ketë asnjë fuqi tjetër përveԷ asaj që buron nga Kushtetuta”, tha Hoti para deputetëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat