Nga ku dhe me kë po e përcjell Isa Mustafa votimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti

Aktuale

Nga ku dhe me kë po e përcjell Isa Mustafa votimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 12:11
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është duke e ndjekur seancën e Kuvendit, ku pritet të votohet qeveria që do të drejtohet nga Avdullah Hoti.

Këtë po e bënë, nga banesa e djalit të tij në Breg të Diellit.

Mustafa nuk ka pranuar që ta përcjellë bashkërisht me ekipin e televizionit Klan Kosova seancën e sotme dhe të gjitha zhvillimet e ditës.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma, do të drejtohet nga Avdullah Hoti, i afërt me kryetarin Mustafa, pasi për një kohë kishte qenë ndihmës i tij, si në Universitetin e Prishtinës, më pas në Komunë të Prishtinës, e edhe në qeverinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat