KDI reagon pas deklaratës së Haxhi Shalës për votimin e Qeverisë Hoti

Aktuale

KDI reagon pas deklaratës së Haxhi Shalës për votimin e Qeverisë Hoti

Nga: G.B Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:18
KDI

KDI ka shprehur shqetësimin për deklaratën publike të deputetit Haxhi Shala në seancën e sotme për ndryshimin e qëndrimit të tij për votimin e Qeverisë ‘Hoti’, përcjell Bota sot.

Përmes një reagimi në Facebook, ata kanë cekur se neni 70, pika 1 e Kushtetutës, që thotë se "deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues".

REAGIMI:

KDI shpreh shqetësim lidhur me deklaratën publike të deputetit Haxhi Shala në seancën e sotme për ndryshimin e qëndrimit të tij për votimin e Qeverisë ‘Hoti’.

Deputeti Shala deklaroi që “pas vizitës së mbrëmshme në familjen time të Presidentit dhe ish- kryeministrit Haradinaj kam ndërruar mendje dhe vota ime do të jetë pro për këta dy persona dhe pro Qeverisë Hoti”.

Rikujtojmë që Kushtetuta e Kosovës (neni 70, pika 1) lidhur me mandatin e deputetëve thotë që "deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat