Ende pa nis mirë punën - Gjuriq kërcënon qeverinë Hoti

Aktuale

Ende pa nis mirë punën - Gjuriq kërcënon qeverinë Hoti

Nga: F. B. Më: 3 qershor 2020 Në ora: 20:12
Marko Gjuriq

Ndonëse ende nuk kanë pranuar detyrën dhe nuk kanë nisur punën, qeveria e re ka amrr kërcënime nga i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq që ka deklaruar se serbët presin që qeveria e re të ndalojë dhe të heq presionin, tarifën edhe bllokadën, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

"Jam i bindur se në qeverinë krahinore Lista Serbe do të jap kontribut në normalizimin e situatës në Kosovë dhe do të angazhohet në avancimin e raporteve ndëretnike” thuhet në kumtesën e zyrës.

Ai tha shtuar se LS udhëhiqet nga interesat kombëtare e shtetërore serbe dhe edhe në të ardhmen do të jetë mbrojtës dhe simbol i pranisë së shtetit serb në krahinën jugore, shkruan “Kurir”.

"Secila përpjekje e padrejtësive ndaj popullit serb dhe secili sulm ndaj interesit të tij vital do të përcillet me reagim edhe përgjigje adekuate të LS” ka thënë Gjuriq duke kërcënuar .

Ai i ka dëshiruar shumë fat, guxim dhe pathyeshmëri LS në institucionet e përkohshme të krahinës thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat