Aktivisti i VV-së që u rrah nga Truprojat e Thaçit, gjendet në QKUK si shkak i gjendjes së rëndë

Aktuale

Aktivisti i VV-së që u rrah nga Truprojat e Thaçit, gjendet në QKUK si shkak i gjendjes së rëndë

Nga: A.M. Më: 3 qershor 2020 Në ora: 20:26
Veron Hasani

Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se aktivisti i VV-së gjendjet në QKUK si shkak i gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka treguar si ka ndodhur ngjarja pasi që ishte së bashku me  Veron Hasanin.

Postimi i plotë:

Unë isha së bashku me Veron Hasanin në një vend publik, në shesh duke ecur rrugës për në shtëpi. Veroni përgjatë rrugës nga Kuvendi, kur i ashtuquajturi President mbante konferencë, u shpreh me zë të lartë "Hajna", dhe në atë moment njerëzit e Thaçit në prani të policisë e kidnapuan në mënyrë vulgare.

Veroni për momentin gjendet në QKUK si shkak i gjendjes së rëndë shëndetësore. #liripërVeronin

Image
Veron Hasani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat